Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
1952/Letra ironike e të internuarit nga kampi i Tepelenës për diktatorin
“Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti”.
Studiuesi Katriot Dervishi shkruan sot për një të “internuar në kampin famëkeq tela me gjemba të Tepelenës, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shfaqur protestën e tij kundrejt kushteve të jetesës në këtë kamp, me anë të një letre të shkruar me ironi, drejtuar diktatorit. I internuari nuk ankohet, por “lavdëron” kushtet “e mira” të këtij kampi, se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai shkruan se tani po e njihte mirë partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë). Letra e të internuarit, ndryshe nga të tjerat e këtij lloji, nuk kërkon asgjë, por vetëm lavdëron “kushtet” e mira të kampit, në kohën kur gjendja në këtë kamp ishte shumë e vështirë. Nëse i internuari do shkruante gjendjen në formën e vërtetë të saj, ky veprim mund të merrej për agjitacion e mund të dënohej. Për këtë arsye, kjo formë e maskuar revolte, është ndër më të rrallat e vërejtura në letrat e të internuarve.
Kampi tela me gjemba i Tepelenës (1949-1953) është njëri nga më famëkeqët e këtij lloji që funksionuan në Shqipëri nga marsi 1945 e deri në tetor 1953. Kampet e këtij lloji ishin vende të izoluara, gati burgje, të përbëra në shumicë nga gra, pleq e fëmijë. Ato nuk ishin kampe pune të detyruar, pavarësisht se në raste të caktuara të internuarit janë përdorur për punë. Kampet tela me gjemba nuk ishin formuar duke pasur parasysh punën e detyruar. Çarja e druve, transporti i tyre, punë të veçuara në bujqësi, rrugë, etj, nuk janë tipare për një kamp pune të detyruar. Kampet e punës të konceptuara për punime bonifikuese, ndërtime e më vonë në miniera, si ato të ngritura në Jubë, Beden, Maliq, Shtyllas, kanalin Peqin-Kavajë, Tërbuf, Tiranë, Bulqizë, etj, janë ngritur në vendin e punës, kanë karakter tjetër dhe nuk duhen ngatërruar me kampet tela me gjemba”.
***
Tepelenë, 30.3.1952
I shtrenjti komandant z.Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar. Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën
t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:
Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.
Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë. Dëgjojmë kampet ja jashtme çeqin për copën e bukës. Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje. Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia. Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.
Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.
Rroftë partia (e) lavdishme komuniste!
Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë!
Mbetem dhe nderime dhe bindje,
I internuari Fezo Dajlan Llënga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38