Flash News

KRYESORE

1986, përmbytjet në regjimin e shkuar

1986, përmbytjet në regjimin e shkuar

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një njoftim të vitit 1986 ku raportohet për ndëmet e shkaktuara nga përmbytjet në rrethin e Lezhës.

Në njoftim thuhet se jo vetëm që janë shkaktuar dëme në bujqësi dhe disa banesa por raportohet edhe dëmtimi i barutit të depove të armëve të ushtrisë.

Postimi i plotë i Dervishit

1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar

Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986. Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ.

Të fundit