Flash News

KRYESORE

199 aksidente, 22 të vdekur, 272 të plagosur, ja bilanci i tmerrshëm i korrikut

199 aksidente, 22 të vdekur, 272 të plagosur, ja bilanci i

199 aksidente me pasoje vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e 272 të tjerëve janë regjistruar vetëm përgjatë muajit të kaluar.

Në krahasim me muajin korrik të vitit 2017 shihet një rritje me 7.2% të numrit të aksidenteve. Por nëse e krahasojmë numrin e aksidenteve të këtij 7 mujori të parë të vitit me të njëjtën periudhë të një viti më parë shihet se numri i të aksidentuarve është ulur me 4.0%.

Në muajin korrik 82% e aksidenteve kanë ndodhur si pasoje e papërgjegjshmërisë së drejtueseve të mjeteve.

Kryesisht mosha e drejtueseve të përfshirë në aksident është grupmosha 25-35 vjeç. Shkaqet kryesorë për ndodhjen e aksidenteve vazhdojnë të jenë shpejtësia mbi normat e lejuara, mos zbatimi i rregullave të qarkullimit dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit.

Të fundit