Flash News

KRYESORE

2.7 milion lekë borxhe; skeda e pasurisë së kandidates për postin e KLSH

2.7 milion lekë borxhe; skeda e pasurisë së kandidates për

Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në konkluzionin se Vitore Tusha është kandidatura më e përshtatshme për t'u emëruar në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por cila është pasuria e kandidates që mund të zgjidhet në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe të lakmuara nga të gjitha kahet e politikës?

Të dhënat e analizuara tregojnë se në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte një pasuri me vlerë 4.3 milion lekë, ndërsa në vitin 2015 kjo pasuri ishte rritur në 13.4 milionë lekë.

Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare të znj.Tusha nga viti 2008 deri në vitin 2015, ka qenë 1.1 milionë lekë ose 3.1 herë. Të ardhura familjare të deklaruara nga znj.Tusha vijnë 44.6 % nga paga e saj për shkak të detyrës, 49.2 % nga të ardhurat e familjarëve dhe 6.2 % nga mësimdhënia.

Sipas “Birn”, përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit.

I vetmi “flamur i kuq’ i evidentuar në rastin e Znj.Tusha është një detyrim i pashlyer ndaj një sipërmarrje ndërtimi në vlerën 2.7 milionë lekë. Të gjithë deklaratat periodike të gjyqtares e kalojnë kontrollin aritmetik-logjik.

I takon parlamentit të vendosë nëse do ta miratojë propozimin e kreut të shtetit, apo do ta refuzojë duke ditur se ky pozicion ka një kohëzgjatje 7-vjeçare.

Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por i ka përfunduar mandati në mars të vitit të kaluar ndërkohë që pak muaj më parë kaloi me sukses procesin e vettingut.

Të fundit