Flash News

KRYESORE

‘2 marsi’, Kryemadhi: Nuk do dal në bulevard për Ilir Metën

‘2 marsi’, Kryemadhi: Nuk do dal në bulevard për Ilir

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se ditën e hënë do të jetë në bulevard në tubimin e thirrur nga Ilir Meta.

Nga Vlora, në një takim me strukturat e partisë ajo tregoi dhe arsyet pse do të jetë në shesh, duke theksuar se nuk do të jetë për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, por për për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat.

"Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar. Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë.

 Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat” tha ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit