Flash News

KRYESORE

2 mijë euro për një vend pune në ushtri, në pranga punonjësi i Policisë Ushtarake dhe bashkëpunëtori i tij

2 mijë euro për një vend pune në ushtri, në pranga

Në kuadër të operacionit “Rekrutimi” të policisë së Vlorës, janë vënë në pranga dy persona pasi kanë ofruar një vend në strukturat e  ushtrisë në shkëmbim  me 2 mijë euro.

Mësohet se të arrestuarit janë Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë. “Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 Euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprimë të mëtejshme.

Të fundit