Flash News

KRYESORE

2 rastet e para me koronavirus/ Kosova mbyll të gjithë kufijtë tokësorë, jo për shtetasit kosovarë

2 rastet e para me koronavirus/ Kosova mbyll të gjithë kufijtë

Pas konfirmimit ditën e sotme të dy rasteve të para me COVID-19, Kosova ka marrë masa drastike për të përballuar këtë situatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç për shtetasit e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ndër masat e ndërmarra është edhe ndërprerja e menjëhershme e transportit ndërurban dhe mbyllja e kufijve tokësor për të gjithë ata që hynë në Kosovë.

Një tjetër vendim shumë i fortë është edhe ai i mbyljes që nga 16 marsi i të gjitha lokaleve, bareve dh qendrave tregtare, ku përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ushqimore dhe barnatoret.

“Nga data 16 mars 2020 në ora 24:00 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicinale, përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova. Mbyllja e kafeterive, bareve, pabeve, restoranteve dhe qendrave tregtare, përjashtimisht barnatoreve dhe marketeve me gjësende ushqimore, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe tregjeve të automjeteve, reduktohen veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë, urdhërohen kompanitë private që të organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia dhe e fundit ndërprerja e të gjitha aktiviteteve sportive, kulturore e rinore”, tha Kurti.

Të fundit