Flash News

KRYESORE

2 teknikat që e mbajnë trurin tuaj larg stresit

2 teknikat që e mbajnë trurin tuaj larg stresit

Stresi dhe mërzitja janë kthyer në një pjesë të pashmangshme të jetës tuaj. Por ju duhet të luftoni që të gjeni mënyra se si ta bëni jetën më të thjeshtë, më praktike dhe sa më pak stresuese.

Mendoni se brengat dhe stresi nuk ndikojnë aspak pozitivisht në shëndetin tuaj. Po ju sjellim disa mënyra alternative se si mund të largoni stresin.

Meditimi

Meditimi është metodë e shkëlqyer për relaksimin e trurit. Hulumtuesit i kanë ekzaminuar efektet e meditimit në zvogëlimin e shqetësimit dhe stresit, ndërsa kanë zbuluar se është mënyrë e mirë për t’i ndalur të gjitha mendimet negative. Duke shpenzuar vetëm disa minuta në ditë duke u relaksuar, ju i shmangni të gjitha brengat rreth çdo gjëje.

Ushtrimet fizike

Studime të ndryshme kanë zbuluar se ushtrime fizike janë mënyrë e shkëlqyeshme për reduktimin e simptomave fizike të shqetësimit. Përveç saj, ushtrimet fizike ndikojnë në zvogëlimin e rritjes së pulsit të zemrës dhe frymëmarrjes gjatë kohës kur jeni të brengosur. 

Të fundit