Flash News

KRYESORE

“20 mijë lekë për statusin e të përndjekurit”, procedohen penalisht katër punonjës të Shoqatës

“20 mijë lekë për statusin e të

Procedohen penalisht 4 shtetas për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Y. K., 75 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Kryetar i “Shoqatës Kombëtare të të dënuarëve politik”), L. Z., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë sekretare e “Shoqatës Kombëtare e të dënuarëve politik), B. S., 63 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë recepsionist tek Instituti i ish-të përndjekurve politik) dhe A. T., 60 vjec, banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, këta shtetas kanë pajisur një person me një vërtetim të lëshuar nga “Shoqata e të dënuarëve politik” kundrejt një shume prej 20 mijë lekësh të reja, me qëllim për të përfituar azil në një shtet tjetër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit