Flash News

KRYESORE

20 minuta deklaratë për mediat, Sandër Lleshaj “gojëkyçur’ për atentatin mafioz në Elbasan

20 minuta deklaratë për mediat, Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj doli pak minuta më parë në një deklaratë para mediave dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit.

Ndonëse foli në krah të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, nga ndalimi i lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve, apo ultimatumi për pikat e basteve dhe lojërave të fatit, por nuk tha asnjë fjalë dhe koment për ngjarjen e një nate më parë, vrasjen mafioze të tre personave në Elbasan.

Mbrëmë te rrethrrotullimi i Bradasheshit u qëlluan me breshëri kallashnikovi xhaxha e nip, Endrit Dylgjeri 34 vjeç, Arben Dylgjeri, 56 vjeç të dy nga Elbasani, si dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Paraprakisht, mendohet se shkak për vrasjen e trefishtë janë larja e hesapeve për pazaret e drogës.

https://politiko.al/lojerat-e-fatit-lleshaj-porosi-drejtuesve-te-policise-nga-1-janari-bastet-do-trajtohen-si-parcela-kanabisi/

https://politiko.al/atentati-mafioz-ne-elbasan-dy-prej-viktimave-jane-xhaxha-e-nip-u-vrane-kur-po-ktheheshin-nga-festa-familjare/

Të fundit