Flash News

KRYESORE

20 mln euro për talentin e Barcelonës, Milani nxiton në merkato

20 mln euro për talentin e Barcelonës, Milani nxiton në merkato

Milani po nxiton të ringrejë skuadrën me merkato efikase. Pasi ka siguruar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, klubi kuqezi ka përshpejtuar operacionin për mbrojtësin e Barcelonës, Todibo.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport raporton se "Djalli" ka arritur marrëveshjen verbale me katalanasit për mbrojtësin 20-vjeçar, i cili do të transferohet në Milanello me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes për rreth 20 milionë euro.

Francezi ende nuk e ka dhënë dritën jeshile. Ai patjetër që kërkon të luajë, gjë që Barcelona nuk ia ofron, por duhet parë se cili do të jetë vendimi i tij.

Të fundit