Flash News

KRYESORE

20 vjeçari arratiset nga paraburgimi, 6 grupe të FNSH-së i vihen mbrapa

20 vjeçari arratiset nga paraburgimi, 6 grupe të FNSH-së i

Sot, rreth orës 11.00,  gjatë kohës që po përgatitej dokumentacioni për transferim në dhomat e paraburgimit të  Komisariatit të  Policisë  Shkoder,  është larguar nga dhoma e shoqërimit të Komisariatit të Policisë Pukë  i arrestuari  Ermirjon Nikja , 20 vjeç, banues në  Don Bosko Laprakë  Tiranë,  i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”.

Ky person dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë  në Gomsiqe  të një shtetasi, ngjarje e ndodhur  më datë  24.08.2017.

Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore pēr vlerësim të masës së sigurisë ku  Gjykata ka vendosur  masën e sigurisë  “arrest në burg”, ndaj tij.

Për kapjen e tij menjëherë  janë   nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar  Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.

Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale  në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor  dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës  për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.

Ndërkohë, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A,  në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj  ka nisur një grup  kontrolli për të filluar  hetimin penal ndaj personave përgjegjës .

Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.

Të fundit