Flash News

KRYESORE

20 vjeçarja denoncon të riun: Po më përndjek

20 vjeçarja denoncon të riun: Po më përndjek

Një vajzë 20 vjeçare ka bërë një denoncim në polici, pasi sipas saj një 23 vjeçar për një kohë të gjatë e ka përndjekur.

“Në periudha të ndryshme kohore përndiqte një shtetase, kapet dhe ndalohet nga policia 23-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim policor: L.L, 23 vjeç, banues në Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje). Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi më  datë 30.10.2017 , në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja  B.K,  20 vjeçe, banuese në Dibër, e cila ka deklaruar se është përndjekur në periudha të ndryshme kohore, nga shtetasi L.L”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit