Flash News

KRYESORE

20 vjet në ekran, rrëfehet Blendi Fevziu: Kam refuzuar të bëhem ministër dhe deputet

20 vjet në ekran, rrëfehet Blendi Fevziu: Kam refuzuar të

Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë me 100 pyetje për revistën ‘Class’ ku ndër të tjera ka zbuluar rreth karrierës së tij si gazetar, mënyrën se si e kalon kohën e lirë dhe pengjet në jetë.

I pyetur nga revista se a mendon se emisioni "Opinion" po ia mban peng karrierën, Fevziu ka zbuluar se ka refuzuar disa herë oferta të ndryshme për tu bërë ministër dhe deputet.

“Varet për kë karrierë flisni. Nëse flisni për karrierë politike, kam refuzuar që shumë herë të jem deputet, ministër apo edhe pak më shumë. Më është dukur humbje kohe dhe padyshim më pak e rëndësishme se sa të drejtosh një emision influent për natë në Tv”, ka sqaruar Fevziu por pa dhënë detaje se nga cili krahë kanë qenë ofertat e lartpërmendura.

Më tej, Fevziu ka theksuar se shumicën e kohës së lirë e kalon mes familjes dhe udhëtimeve në vende të ndryshme të botës, ndërsa sa i takon axhendës së përditshmë, gazetari shprehet se ditët e tij janë të programuara deri në detaje.

“Është fare e zakonshme dhe e programuar. Çohem në mëngjes në 09:30. Shoh lajmet shkurt, lexoj mesazhet. Vrapoj 30 minuta pastaj në 11:15 kam gjithnjë takimin e parë në qendër. Në 12:00 kam mbledhjen e mesditës me stafin. 13:00 - 13:30 merrem me emailet dhe ndonjë detyrim tjetër. Në 13:30 deri në 14:30 jam në drekë ku shumë here janë dreka punë. Deri në 17:00 konsumoj edhe 2 ose 3 takime ose shkruaj. Në 17:15 jam në shtëpi dhe rri me gocën. Në 20:00 nisem për në punë dhe në 22:00 jam live. Pastaj kthehem, eci sërish 30 minuta dhe pas mesnatës filloj lexoj. Kur nuk ka emision zakonisht dal jashtë për darkë, ose kam njerëz të ftuar në shtëpi”, ka deklaruar Fevziu.

Sa i takon pengjeve të tij, Fevziu ka pohuar se do të kishte dashur të ishte prezent si gazetar në luftën e Kosovës më 1999.

Të fundit