Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Sot mbushen plot 20 vjet nga ndarja nga jeta e heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, i cili mbeti i vrarë pas një atentati të bërë ndaj tij më 12 shtator të vitit 1998.
Që nga vitit 2013, eshtrat e liderit të dhjetorit prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Azem Hajdari, vetëm 35-vjeç, një nga politikanët më popullorë të Shqipërisë u qëllua për vdekje ndërsa po dilte nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë.
Ai u qëllua nga njerëz të armatosur në një automjet të parkuar, përpara godinës së PD-së.
Bashkë me të, u vra edhe një truprojë e tij. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia.
Hajdari, përfaqësuesi më i zjarrtë i të djathtës shqiptare, kishte udhëhequr studentët e Tiranës në demonstratat antikomuniste më 1990.
Azem Hajdari, “Heroi i Demokracisë” mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhrin e Flamurit” dhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.