Flash News

KRYESORE

20 vjetori i çlirimit/ Madeleine Albright dhe Hillary Clinton do të vizitojnë Kosovën

20 vjetori i çlirimit/ Madeleine Albright dhe Hillary Clinton do të

Më 12 qershor, shqiptarët do të festojnë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga ushtria serbe, falë ndihmës së NATO-s.

Dhe pikërisht në këtë datë, në Prishtinë pritet të mbërrijnë dy personalitete të politikës së SHBA që luajtën rol thelbësor jo vetëm në çlirimin e Kosovës, por edhe më pas në forcimin e shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare. Madeleine Albright dhe Hillary Clinton do u bashkohen përkujtimit të kësaj date në Kosovë.

Madeleine Albright ka shërbyer si Sekretare e Shtetit në administratën e presidentit Bill Clinton, në vitet 1997-2001, dhe ka luajtur rol kryesor gjatë negociatave për çështjen e Kosovës.

Hillary Clinton ishte Zonjë e Parë e SHBA-së gjatë kësaj periudhe dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës do e vijonte edhe nga pozita e Sekretares së Shtetit në administratën e presidentit Barack Obama, në vitet 2009-2013.

Të fundit