Flash News

KRYESORE

200 mijë euro ofertë, një tjetër yll i Superiores lë Shqipërinë?

200 mijë euro ofertë, një tjetër yll i Superiores lë

Kampionati shqiptar gjithmonë e ka një lojtar, i cili vlen edhe për ligat e tjera europiane. Nuk po flasim për perëndimin, por pjesa lindore e kontinentit shpeshherë ka shfaqur interes për lojtarët tanë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive "Panorama Sport", radhën për t'u larguar nga Shqipëria e ka Dejvi Bregu. Mesfushori ofensiv luan te Skënderbeu, skuadër e cila nuk pretendon më fitimin e titullit kampion, pavarësisht se diferenca e pikëve sivjet është krejt e vogël thuajsë në të gjitha shkallët e renditjes.

Për Bregun thuhet se ka një ofertë që kap shifrën e 200 mijë eurove. Klubi që e kërkon është Zilina në Sllovaki, por deri tani presidenti Ardjan Takaj ka refuzuar, sepse kërkon më shumë.

Të fundit