Flash News

KRYESORE

2000 njerëz me detyrë speciale sot në protestë, PD u ka vendosur shenja dalluese

2000 njerëz me detyrë speciale sot në protestë, PD u ka

Partia Demokratike ka organizuar një kordon me njerëz që do të vendoset në kufinjtë e sheshit ku do të zhvillohet protesta, mëson Politiko.al.

Sipas burimeve nga selia blu, 2000 anëtarë demokratë do të pajisen me shenja dalluese dhe do të formojnë një distancë të mjaftueshme sigurie mes protestueve dhe policisë, për të shmangur në këtë mënyrë çdo kontakt dhe provokim.

Politiko.al raporton se këta persona do të mbajnë në kontroll protestuesit e rreshteve të para që protesta ashtu siç është paralajmëruar nga Lulzim Basha të jetë plotësisht paqësore.

Edi Rama anulon vizitën jashtë shtetit, por nuk qëndron as në Tiranë

Fatmir Xhafaj kontrollon personalisht vendin ku do protestojë opozita, i shoqëruar i afrohet çadrës

Të fundit