Flash News

KRYESORE

2020-a pa "Këngë Magjike", Ardit Gjebrea jep lajmin

Mesa duket, Ardit Gjebrea nuk ka pushuar dhe aq shumë këtë fundvit, pasi ka ardhur me lajme dhe projekte të reja. Në një postim në Instagram, Arditi ka treguar se këtë vit (2020) nuk do të ketë "Këngë Magjike por festivali do të rikthehet në vitin 2021 në pranverë.

Pra, nuk do jetë më në dimër.

“Kënga Magjike në 2020-n .Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra! Ndërkohë ‘E diela shqiptare’ me fillimin e sezonit shtator 2020-korrik 2021 për rrjedhim vjen e pasur në programin e saj. Ja, kështu i filluam planet në këtë Vit të Ri.”

Mesa duket, Gjebrea ka preferuar që ky festival për herë të parë të vijë në pranverë, kur këngët janë më ritmike (jo siç ndodh që në të shumtën e rasteve janë balada), kur ka më shumë ngjyra dhe koha është me e nxehtë.

Të fundit