Flash News

KRYESORE

21 Arsye pse duhet votue PD-ja në zgjedhjet e afërme

21 Arsye pse duhet votue PD-ja në zgjedhjet e afërme

Astrit Cani

1. Se PD-ja nuk merr pjesë në zgjedhje. Ma mirë me thanë folja "me marrë" s'ka të njejtin kuptim për të dyja palët.

2. Se PD-ja asht e keqja ma e vogël.

3. Se PD-ja nuk asht as parti.

4. Se PD-ja nuk ka intelektualë fallco, thjesht se nuk ka intelektualë; ma mirë pa 'ta se me pseudo-ta.

5. Se Shkodra voton PD-në.

6. Se PD-ja asht e Shqipnisë jo Shqipnia e PD-së.

7. Se korruptimi i PD-së asht progresion aritmetik, ai i PSLSI-isë progresion gjeometrik.

8. Se PD-ja asht e dobët, por nuk asht e ligë.

9. Se PD-ja halà beson se ka popull, prandej populli duhet të besojë se ka PD.

10. Se në kohët e PD-së shteti asht i dobët, por populli pak ma i fortë.

11. Se në kohët e PD-së Shqipnia nuk asht e gjitha në shitje apo në ikje.

12. Se PD-ja nuk din me ba opozitë.

13. Se PD-ja nuk na rehaton, por s'pakut na len rehat.

14. Se PD-ja nuk i ban tana vetë edhe pozitën edhe opozitën edhe artin edhe arkitekturën.

15. Se primend në kohë të PD-së korrupsioni ta han mishin por ta len kocin.

16. Se PS-ja asht parti e tipit neobolshevik.

17. Se PS-ja asht komplet e shitun.

18. Se PS-ja nuk ndërton shtet por pushtet.

19. Se PS-ja kujton se mjafton lavazhi i trunit spektakolar.

20. Se PS-ja mendon se historia blehet tue ble ndoj faqe te mediat perendimore.

21. Se PS-ja promovon nji kulturë fallco, nji liri fallco, nji punë fallco, nji shkollë fallco, tue e kthye fallsitetin në sistem. Se nuk kemi nevojë për Parti Demokratike, por për Pari Demokratike. Dhe me Parinë bolshevike a neobolshevike, shanset janë zero me pasë pari demokratike.

Të fundit