Flash News

KRYESORE

21 premtime që një vajzë single duhet t'i bëjë vetes për 2020

21 premtime që një vajzë single duhet t'i bëjë

nga Ina Xhani

Në fund të 2017 bëra një listë premtimesh që nuk kisha ndërmend t’i mbaja në 2018. Mund të duket e pabesueshme, por me punë dhe mund arrita të mos mbaja as edhe një prej atyre premtimeve.

Urraaaa për mua!!!

Pas një reflektimi të gjatë, dhe duke ndjekur rregullin e artë të përtacisë, një vit po-një vit jo, vendosa që ta mirëpres 2020 me një listë qëllimesh që dua të arrij vitin që vjen.

Le të jetë ky plan hapi i parë drejt realizimit të ëndrrave të mia (dhe maktheve të disave).

  1. Të mos i lë më rrobat pirg mbi karrige, por t’i palos dhe var sapo të dalin nga tharësja.
  2. Të humbas ato 3 kilet për të cilat kam 2 vite që përpiqem (që tani kanë shkuar 10).
  3. Të bëj më shumë aktivitet fizik (dhe jo nga divani te frigoriferi).
  4. Ta ndryshoj statusin civil nga Beqare e Dëshpëruar në Përgjithmonë Beqare.
  5. Të kem vetëbesimin e deputetëve të rinj opozitarë kur dalin në foltore.
  6. Të zgjohem në mëngjes me zilen e parë të alarmit.
  7. Të jem më pak cinike (mos m’i rrotullo sytë ashtu!).
  8. Të mos i pres më floket me balluke sa herë që ai sugjeron ‘një mini-ndarje’.
  9. Të zbuloj fjalëkalimet e tij për median sociale.
  10. Të pres të ftohet pak pizza para se ta ha, që të mos e djeg më qiellzën!!!
  11. T’i nxjerr nga kutia ato veglat e palestrës që kanë 18 muaj poshtë krevatit.
  12. Të mos blej më këpucë me taka se nuk eci dot me to, dhe kjo s’ka për të ndryshuar kurrë.
  13. Të mos blej më atlete se askush nuk ka nevojë për më shumë se 20 palë atlete.
  14. Të mos fle më me çamçakëz në gojë, se ai dreq mezi hiqet nga flokët.
  15. Të kontrolloj mesazhin për gabime drejtshkrimi para se ta nis, që të mos dërgoj mesazhe llaçkash.
  16. Të sigurohem që mesazhin t’ia nis personit të duhur, që të mos i justifikohem më shefit për mesazhet ala 'duhet të flasim!' të orës 3 të mëngjesit.
  17. Të mos nis më seriale në Netflix apo Hulu në mesjavë apo në mes të natës.
  18. Të kem më shumë para, dhe më pak telashe.
  19. Të jem më e kujdesshme me detajet.
  20. Të rri kështu siç jam, modeste dhe 100% e mrekullueshme.

 

 

 

 

Të fundit