Flash News

KRYESORE

21 qershori dita më e nxehtë e muajit që prej 1945-ës

21 qershori dita më e nxehtë e muajit që prej 1945-ës

E mërkura e djeshme ishte dita më e nxehtë e qershorit regjistruar në Francë që prej 1945-ës, njoftoi sot Meteo-Francë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e Evropës ka përjetuar të njëjtën valë të parakohshme të nxehti.

« Mesatarja e temperaturave në shkallë kombëtare arriti në 26,4 gradë Celsius të mërkurën, dita e parë e stinës së verës. Ky është një rekord i ri, është dita e qershorit më e nxehtë që prej pasluftës në Francë », deklaroi sinoptikani François Gourand (Meteo Francë) për median.

”Rekordi i 28 qershorit 2005 (26,1 gradë Celsius) u thye tashmë nga temperatura 26,2 gradë Celsius dhe mund të shënohet sërish sot”, shtoi ai.

Vala e të nxehtit do të vijojë edhe të enjten në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar një rast të ri të fenomenit të ndotjes, kryesisht në jug dhe në rajonin parizien, ku qarkullimi i diferencuar u përcaktua për t’u vënë sot në zbatim.

Automjetet që kanë nivelin më të lartë të ndotjes nuk kanë të drejtë të qarkullojnë në Paris dhe në afërsi të periferisë.

Të fundit