Flash News

KRYESORE

21-vjeçari bie nga lartësia në Tiranë, policia jep detajet e para

21-vjeçari bie nga lartësia në Tiranë, policia jep detajet

Një i ri ka rënë nga lartësia e banesës së tij mbrëmë në mesnatë në në Babrru/ Kamëz.

Për pasojë, siç njofton policia, E. K., 21 vjeç ka ndërruar jetë.

“Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit