Flash News

KRYESORE

21-vjeçarja e ekzekutuar në Tiranë/Grida Duma: Jemi përballë një mentaliteti vrastar

21-vjeçarja e ekzekutuar në Tiranë/Grida Duma: Jemi

Deputetja demokrate Grida Duma përmes një statusi në Facebook, ka reaguar për krimin makabër të ndodhur sot në Tiranë, ku një djalë i mori jetën një 21-vjeçareje, për shkak të refuzimit që ajo i kishte bërë për t’u lidhur me të.

Shkruan Duma:

Vrasja e vajzës 21-vjeçare sot në Tiranë na trondit të gjithë.

Sot ndodhemi për të njëmijtën herë përballë një mentaliteti vrastar, të ulët, që i jep të drejtën dikujt të marrë gjënë më të shtrenjtë që kemi, sikur dinjiteti i jetës të ishte gjëja më pa vlerë, në dorën e vrasësit më të parë, në tytën e revolverit të tij. Shpesh ato që motivojnë aktet më makabër nuk janë pasionet e verbra; janë arsyetimet banale që i justifikojnë ato.

Shoqëria që shikon vajzën mbi atë trotuar të zi pranë fakultetit të mjekësisë, mbyll gojën dhe hesht. Hesht sepse nuk ka ç’të thotë. Hesht, pasi mendon se nuk ka se ç’bën.

Duhet bërë gjithçka që deri në qelizën më të fundit të çdo individi, të çdo njeriu, të çdo personi, të krijojmë një mendësi pro lirisë, pro jetës!

Të fundit