Flash News

KRYESORE

22 pikët torturojnë drejtuesit, City mendon shkëmbimin me Interin

22 pikët torturojnë drejtuesit, City mendon shkëmbimin me Interin

Të qenit 22 pikë larg Liverpool-it kryesues në Premier League nuk është një gjë e pranueshme te Manchester City. Madje, konsiderohet një ndër gafat më të mëdha të viteve të fundit.

Klubi anglez po mendon që tani për goditjet që do të bëjë në merkaton e verës. Në "Etihad Stadium" priten ndryshime të mëdha. Edhe nëse Pep Guardiola largohet, reforma me disa blerje efikase nuk do të jetë e negociueshme.

Emri i parë në listë është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. Ai kushton rreth 140 milionë euro, kështu që për blerjen e tij mund të përfshihet në operacion mbrojtësi Cancelo.

Mbrojtja është një repart ku do të ketë ndërhyrje me themel. Pritet që "Qytetarët" të transferojnë dy qendërmbrojtës, por ka shumë emra dhe deri tani asgjë nuk dihet me siguri.

Të fundit