Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
22 raketa balistike dhe asnjë viktimë, a u shmangën qëllimisht dëmet në njerëz nga Irani?
Dalin imazhet satelitore që tregojnë pasojat mbi bazat ushtarake të SHBA në Irak, të sulmuara të mërkurën herët në mëngjes me orën lokale nga irani.
Dy bazat ajrore al-Asad dhe në provincën Anbar u goditën me 22 raketa balistike, por autoritetet amerikane konfirmuan fill pas ngjarjes se të gjithë janë mirë dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Sipas CNN, ekziston besimi mes disa zyrtarëve të administratës Trump se raketat e Iranit nuk kanë goditur qëllimisht bazat e populluara me ushtarakë, por ka qenë thjeshtë një paralajmërim dhe një lloj kundërpërgjigje pasi SHBA vrau me dron gjeneralin e lartë iranian në Bagdat, Qasem Soleimani. Asnjë amerikan apo iraken nuk u dëmtua gjatë sulmeve, tha Trump të mërkurën.
Helikopterët e parë në figurë tregojnë se goditjet nga Irani mund të kenë goditur një pjesë të bazës së përdorur nga ushtria amerikane, tha Jeffrey Lewis nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare të Middlebury në Monterey, California.
Po ashtu, referuar imazheve rezulton se janë dëmtuar edhe disa ndërtesa.
Kujtojmë se presidenti i SHBA, Trump në një deklaratë të jashtëzakonshme pas sulmit tha se “Ne jemi përgatitur për gjithçka”, megjithatë, ai bëri thirrje për uljen e tensioneve me Iranin.