Flash News

KRYESORE

22 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë

22 vjet nga vdekja e Azem Hajdarit, heroit të demokracisë

Më 12 shtator të vitit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet u vra me armë zjarri, Azem Hajdari, deputeti dhe ish-kryetari i parë i Partisë Demokratike.

Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Dy ditë më pas, turma e irrituar dhe mbështetëse e PD-së sulmuan me armë objektet e qeverisë, duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë ish kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari.

Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

https://politiko.al/22-vjet-pa-azem-hajdarin-e-bija-i-ben-dedikim-prekes-te-ndiej-perdite-mundohem-te-ec-ne-hapat-e-tua/

Të fundit