Flash News

KRYESORE

23 protestuesit e Kukësit sot njihen me masën e sigurisë, "blindohet" gjykata e Tiranës

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e gjyqësore për 23 të arrestuarit që protestuan paraditen e 31 marsit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Ndonëse seanca fillimisht ishte parashikuar të mbahej ne gjykatën e Kukësit, për shkak të mungesës së kapaciteteve të sallës u vendos që të ndaluarit të dalin para Gjykatës së Tiranës.

Forca të shumta policie të rendit dhe forcave Shqiponja janë vënë re që nga transferimi i tyre nga paraburgimi deri te Gjykata e Tiranës për shkaqe sigurie.

Ata do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë, ndërsa mësohet se prokuroria ka kërkuar për 11 prej tyre “arrest me burg”, për 5 protestues  do t’i parashtrohet gjykatës kërkesa për të vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndërsa vetëm për shtatë prej të ndaluarve gjykata mund të japë masën e ‘detyrimit me paraqitje’.

Ata akuzohen për veprat penale “Dhunë ndaj policisë” dhe “për shkatërrim prone”.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar sot mosbindje civile duke bllokuar disa akse nacionale si në Tiranë, Vlorë, Lushnjë, Elbasan, Korçë e Lezhë.

Të fundit