Flash News

KRYESORE

23 të arrestuarit në Kukës sot para gjyqit, gjykata asnjë informacion për seancën

23 të arrestuarit në Kukës sot para gjyqit, gjykata asnjë

23 personat e arrestuar nga policia lidhur me protestën e 31 marsit në Rrugën e Kombit pritet të dalin sot para gjykatës dhe të njihen me masën e sigurisë.

Pas ndalimit ata fillimisht u sollën në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, për shkak të kapaciteteve në paraburgimin e komisariatit të Kukësit. Pas 48 orësh ndalim, dosja e tyre është depozituar në gjykatën e Kukësit.

Ata do të përballen me vendimin e gjykatës nëse do të lihen në “arrest me me burg”, apo do të gjykohen të lirë, ndërsa mbi ta rëndojnë 4 akuza: “Heqja e paligjshme e lirisë” (neni 110); “Shpërdorimi idetyrës” (neni 248); “Kryerja e veprimeve arbitrare” (neni 250) dhe ““Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (neni 251), ndërsa 13 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ajo që bie në sy sipas “News 24” është fakti se deri tani gjykata e Kukësit nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë seancë, siç duket për të shmangur tubimet e qytetarëve dhe familjarëve, të cilët prej dy ditësh kanë protestuar në Kukës dhe në Tiranë për lirimin e 23 personave të arrestuar.

Ndërkohë, më herët deputetët e opozitës kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm gjatë seancës për të arrestuarit  në shenjë solidarizimi dhe mbështetje.

Të fundit