Flash News

KRYESORE

23 vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë gruaja

23 vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë gruaja

Një grua 65-vjeçare nga fshati Shtëpanjë i Cerrikut ka humbur jetën sot pasi është goditur me makinë nga një 23-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Shtëpanjë.

Autori A.Xh. 23 vjeç ishte duke drejtuar një "Fiat" me targa AA 461 EN kur e ka përplasur gruan me iniciale F.Xh. Shërbimet  e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Të fundit