Flash News

KRYESORE

24 korriku, data që “bashkon” dy presidentët Berisha dhe Meta

24 korriku, data që “bashkon” dy presidentët Berisha dhe

Ilir Meta do të marrë zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës, pas betimit që do të bëjë në Parlament, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për sot, në orën 18:00. Për koincidencë,  20 vjet më parë, pikërisht më  24 Korrik 1997, Presidenti Sali Berisha, dha dorëheqjen nga posti i tij. Me një deklaratë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, më 24 Korrik 1997, Presidenti Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti i tij. Ishte mandati i dytë i Berishës, të cilin e mori në 2 mars, në fillim të trazirave të marsit që solli rrebelimi nga rënia e firmave piramidale. Po atë ditë, Kuvendi Popullor, hoqi gjendjen e jashtëzakonshme, të vendosur, më 2 Mars 1997 dhe kryetar i Kuvendit, u zgjodh Skënder Gjinushi.

 

 

Të fundit