Flash News

KRYESORE

24 mjekë italianë kanë humbur jetën në krye të detyrës për shkak të koronavirusit

24 mjekë italianë kanë humbur jetën në krye të

Pak më parë u bë publik dhe raporti i ditës së sotme ku në Itali vijon të jetë dramatik numri i viktimave për shkak të koronavirusit, Në 24 orët e fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar në total numrin e viktimave nga koronavirusi në 6,078.

“Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve” publikoi të dhëna të reja për numrin e mjekëve që kanë humbur jetën nga Koronavirusi. 24 ka shkuar numri i mjekëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës kundër COVID-19.

Dy rastet e fundit të regjistruara janë Rosario Lupo, mjek ekzaminues në Bergamo dhe Giuseppe Fasoli, mjek familjar në pension, në Brescia.

Ky i fundit ishte kthyer në punë për të ndihmuar kolegët e tij për të luftuar koronavirusin.

Në total, numri i rasteve të infektuara me koronavirus në Itali ka shkuar në 63,928, shifër e cila vazhdon të rritet dita ditës.

Të fundit