Flash News

KRYESORE

24 orë para “Bild-it”, Rama dalje të paplanifikuar në emisionin politik

Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga publikimi i përgjimeve të gazetës ‘Bild’, kryeministri Edi Rama do të shfaqet në orën 21:00 në një dalje të paplanifikuar në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, i cili transmetohet vetem diteve te marta, jo te merkurave.

Moderatori i programit, Lufti Dervishi ka theksuar se kryeministri do të pyetet mbi zhvillimet e fundit politike ne vend, duke përfshirë edhe 'bombat' e Bild-it, qe do te dalin te enjten pasdite.

“Me Presidentin që ka dekretuar anullimin e zgjedhjeve lokale të datës 30 qershor! Me Parlamentin që ka nisur procedurat për të shkarkuar Presidentin! Me zgjedhjet ku opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë dhe është betuar të pamundësojë mbajtjen e tyre! Me kryetarin e opozitës që e kërkon Prokuroria! Me protestuesit para zyrës së Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit! Me përgjimet në Durrës dhe në Dibër, por që zbardhen nga Gjermania!”,njofton Dervishi.

Gazetari i Bild është shprehur në daljet mediatike se përgjimet do të kenë në fokus kryeministrin Edi Rama dhe do të jenë më të rënda se ato të publikuara të hënën.

Përmes një lëvizje të papritur, kryeministri Edi Rama deklaroi se do t’a padisë gazetarin Peter Tiede për shpifje në gjykatat gjermane, ndonëse kjo mbetet për tu parë.

Të fundit