Flash News

KRYESORE

24 orët e fundit në Shqipëri, 156 raste të reja dhe 5 pacientë kanë humbur jetën me COVID-19

24 orët e fundit në Shqipëri, 156 raste të reja dhe 5

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë sa i përket situatës me COVID-19.

Pesë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit dhe 156 raste të reja kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, 141 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 20 prej tyre janë në terapi intensive dhe 9 të intubuar.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse."

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 156 persona. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8275.

Ndërsa pese pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 245.

 

Të fundit