Flash News

KRYESORE

“25 mijë dollarë për një vizë amerikane”, gjykata merr vendim për 39 të arrestuarit

“25 mijë dollarë për një vizë amerikane”,

Pas një seance maratonë që zgjati mbi 10 orë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39 personat e akuzuar për trafikimin e klandestinëve në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Masat janë vlerësuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ndërsa prokurori i çështjes Eugen Beci ka kërkuar masën arrest me burg për të 39 të akuzuarit.

Operacioni i koduar “One If – By Land”, u finalizua para dy ditësh dhe nga 51 persona të përfshirë, 39 u arrestuan në Shqipëri, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët (2 bullgarë) po punohet për prangosjen.

Katër policët e arrestuar para dy ditësh ishin me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar. Ndërsa mbrëmë është ndaluar edhe një tjetër policë, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin.

Të fundit