Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
25 milionë lekë shpërblime në 2 muaj, vetëm tre deputetë kursyen fondet e Kuvendit
Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit.
Sipas të dhënave të Kuvendit atyre u janë mbajtur nga paga të ardhurat, për shkak të mosfrekuentimit të punimeve në seancat plenare. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për shpërblimet dhe dietat që i përfitojnë nga statusi i deputetit.
Sipas gazetës ‘Panorama’ në dy muaj deputetët kanë përfituar nga dietat, udhëtimet jashtë vendit, qiratë e banesave, telefonat etj rreth 25 milionë lekë shpërblime.
Por, ajo që bie në sy në listën e 140 deputetëve është se vetëm tre prej tyre kanë kursyer fondin e shtetit.
Bëhet fjalë për nënkryetarin e PD, Edi Paloka, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeten e PS, Vasilika Hysi.
Të tre deputetët kanë shpenzuar 0 lekë për karburantin dhe telefonin, ndërsa Hysi asnjë shpenzim edhe për dieta.
Ndryshe ka ndodhur me deputetët e tjerë që kanë kapur shuma deri në 80 mijë lekë për karburantin, 34 mijë lekë për telefon dhe deri në 150 mijë lekë të reja për dietat.