25 minuta ‘kokë më kokë’, përfundon takimi Meta-Basha

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në ambientet e presidencës.

Takimi erdhi pas ftesës së kreut të shtetit për dialog mes kryedemokratit Basha dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e ngërçit politik që ka përfshirë vendin prej muajsh dhe tri ditë para 30 qershorit, ditës së zgjedhjeve vendore.

Ende nuk ka detaje mbi atë që është diskutuar ‘kokë më kokë’ mes presidentit dhe kreut të PD, ndërsa Meta do të vijojë të jetë në pritje të një takimi edhe me kryeministrin Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka refuzuar ftesën e presidentit për t’u ulur në dialog bashkë me kreun e opozitës, me argumentin se nuk ka kohë pasi ndodhet në fushatë.

Presidenti i ka lënë afat Ramës deri në orën 13.00, ndërsa vetë është paraqitur në zyrën e tij ashtu siç kishte njoftuar edhe në letrën publike, që në orën 05.00 të mëngjesit.