Flash News

KRYESORE

250 mijë euro që shtetasit e huaj të marrin “Vizën e Artë” në Greqi

250 mijë euro që shtetasit e huaj të marrin “Vizën e

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin një leje qëndrimi në Greqi duhet të paguajnë një shumë prej 250 mijë eurosh, duke blerë pasuri të patundshme në vend. Ky është i vetmi kusht që ata të pajisen me leje qëndrimi pesë vjeçare e të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në gjithë hapësirën Shengen.

ABC News bën me dije se sipas të dhënave të Drejtorisë së Emigracionit në vend, numri i këtyre personave është në rritje.

Programi, me emrin “Viza e Artë”, nisi të zbatohej në vitin 2013, si një përpjekje për t’i bërë transfuzion sektorit të ndërtimit dhe atij imobilar që po përjetonin një vdekje të ngadaltë.

Tendenca është vazhdimisht në rritje, thotë drejtori i Drejtorisë së Emigracionit dhe shtetasve të huaj në Athinë, Ilias Hronopoulos, por sipas tij, nga shqiptarët nuk ka asnjë rast deri më tani.

“Ende nuk kemi aplikime nga shqiptarë. Duket se shqiptarët investojnë në vendin e tyre”, shprehet ai.

Që nga viti 2013 që nisi të zbatohej e deri më sot, vlerësohet se arka e shtetit ka grumbulluar 2.5 miliardë euro. Por Komisioni Europian e ka kritikuar Greqinë për faktin se autoritetet nuk kontrollojnë origjinën e shumave që investojnë shtetasit e huaj, që duan të përfitojnë Vizën E artë.

Të fundit