Flash News

KRYESORE

26 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet shqiptari në Greqi

26 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet shqiptari

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë mbrëmjen e djeshme në pranga me akuzën e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Mediet greke raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një furgon në momentin që policia i bëri shenjë për të ndaluar. Ai vijoi udhëtimin dhe e braktisi furgonin në një rrugë rurale.

Shqiptari u arrestua pas pak minutash nga policia greke, ndërsa gjatë kontrollit në furgon u gjetën 26 persona të huaj me origjinë nga Pakistani dhe Bangladeshi, të cilët nuk kishin dokumente udhëtimi. Sipas mediave greke, ata kishin paguar rreth 2.000 euro për t’u transportuar në Selanik.

 

Të fundit