Flash News

KRYESORE

26 vjet nga fitorja e parë e PD, Basha: Dita e parë e lirisë

Sot mbushen plot 26 vjet nga 22 marsi, dita kur Partia Demokratike fitoi për herë të parë zgjedhjet. Ishin zgjedhjet e parakohshme, të parat pluraliste të mbajtura në Shqipëri, pak pas rrëzimit të sistemit komunist në dhjetor 1990.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi në facebook ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme për vendin, ndërsa e cilëson si të parën ditë të lirë për shqiptarët, pas regjimit diktatorial.

“Dita e parë e lirisë”, shkruan Basha, teksa e shoqëron edhe me një foto të asaj dite, të shqiptarëve që festojnë për ditën e madhe.

Në ato zgjedhje PD garoi përballë PPSH dhe humbi. PPSH fitoi zonat rurale ndërsa PD në qytete. Në vitin 1992 Partia demokratike erdhi në pushtet më votën e shumicës së shqiptarëve.

Të fundit