Flash News

KRYESORE

260 milionë lekë në tri ndeshje, "Air Albania Stadium" rezulton sukses

260 milionë lekë në tri ndeshje, "Air Albania Stadium"

“Air Albania Stadium” ka rezultuar e suksesshme deri tani në futbollin shqiptar. Sikur të mos mjaftonin ndeshjet e kombëtares, tani në këtë stadium po luhen edhe ndeshje të kampionatit.

Dje aty u luajt ndeshja Tirana-Teuta, teksa më parë janë zhvilluar derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana dhe përballja Kukësi-Partizani.

Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport janë publikuar të ardhurat e grumbulluara prej shitjes së biletave në këto tri ndeshje. Rekordin e mban derbi me rreth 190 milionë lekë të vjetra, ngaqë kishte mbi 18 mijë spektatorë.

Takimi i djeshëm raportohet të ketë patur rreth 5600 spektatorë dhe janë arkëtuar 40 milionë lekë të vjetra. Në ndeshhjen Kukësi-Partizani u shitën rreth 4500 bileta dhe u arkëtuan 6 milionë lekë më pak.

Të fundit