Flash News

KRYESORE

‘27 janari’ si ‘21 janari’? Taulant Balla i përgjigjet pyetjes për protestën e opozitës

Më 21 janar 2011, partia e Taulant Ballës dërgoi njerëzit në bulevardin përpara Kryeministrisë, por ai vetë dhe kryetari i opozitës së kohës, Edi Rama, nuk iu bashkuan protestueve duke ndjekur nga larg ngjarjet tragjike që zhvilloheshin në atë ditë.

Sot, Balla ndodhet në krahun tjetër, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar një protestë më 27 janar përballë Kryeministrisë, brenda së cilës ndodhet Edi Rama.

I pyetur për mundësinë që ’27 janari’ të kthehet në ’21 janar’, Balla nuk ka dhënë dot përgjigje kjo edhe për shkak të përgjegjësisë së tij politike si deputet i PS.

“Çdo përpjekje e tillë i bën keq Shqipërisë. Çdo gjë që i bën keq Shqipërisë është për të ardhur keq për secilin prej nesh”, u shpreh Balla në daljen përpara gazetarëve.

Gjithsesi, zyrtarët e opozitës kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të jetë paqësore dhe do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.

Të fundit