Flash News

KRYESORE

27-vite nga themelimi i Partisë Demokratike, Basha: Kjo forcë ndryshoi Shqipërinë përgjithmonë

27-vite nga themelimi i Partisë Demokratike, Basha: Kjo forcë ndryshoi

Sot është  27 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Kryetari Lulzim Basha shpreh respektin më të thellë për themeluesit dhe qëndrestarët e kësaj force. Basha fton të gjithë demokratët të mblidhen sot në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi dhe përgjegjësie për atë që kemi përpara, “Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët”.

Ftesa e Bashës:  

Sot 27 vite më parë lindi Partia Demokratike, forca që ndryshoi Shqipërinë dhe jetët e miliona shqiptarëve një herë e përgjithmonë, forca që i priu shembjes së diktaturës komuniste, dhe rrugëtimit tonë drejt Europës dhe zhvillimit. Me respekt dhe mirënjohje të thellë për themeluesit, për qëndrestarët dhe për të gjithë mbështetësit, militantët dhe anëtarët e Partisë Demokratike ju ftoj sot të mblidhemi bashkë në orën 18:00 në Pallatin e Kongreseve në shenjë nderimi por edhe përgjegjësie për atë që kemi përpara: Përmbushjen e idealeve tona për liri, demokraci dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

 

Të fundit