Flash News

KRYESORE

27 vite pas martesës, moderatori pranon që është gay dhe falënderon gruan e vajzat për mbështetjen

Phillip Schofield, moderatori i njohur britanik ka pranuar publikisht që është gay. Ai ka 27 vite i martuar dhe bashkëshortin e tij ka dhe dy vajza.

Prezantuesi i emisionit "This Morning" vendosi të dalë hapur përmes një postimi në Instastory-n e tij, ku e ndjekin më shumë se 3 milion njerëz.

"Ti kurrë s'e di çfarë është duke ndodhur vërtet në jetën e dikujt, që në dukje është perfekte. S'e di me çfarë po përballen ata dhe kështu s'keni nga ta dini çfarë po më gërryen mua për brenda prej vitesh. Me fuqinë dhe mbështetjen e gruas dhe vajzave të mia, ia kam dalë ta pranoj që jam gay. Kjo është një temë që ka shkaktuar thyerje zemrash gjatë bisedave në shtëpi.

Unë jam prej 27-vitesh i martuar me Steph dhe kam dy vajza të mrekullueshme, të cilat pavarësisht konfuzionit që i kam krijuar më kanë motivuar me shumë dashuri. Mua ende s'më zë gjumi natën dhe kam momente të errëta. Konfliktet e brendshme më kanë ndryshuar shumë, për mirë. Sot, të jesh gay është një arsye për të festuar dhe për të qenë krenar. Po, po vuaj dhe jam konfuz, por vetëm prej dhimbjes që i shkaktoj familjes sime,"- shkruan moderatori në postimin e tij në Instastory.

Moderatori, i tregoi koleges së tij Holly Willoughby, se prej kohësh nuk po tregohej i ndershëm me veten dhe se mbështetjen më të madhe e ka gjetur tek bashkëshortja.

"E dua kaq shumë! Ka shpirtin më të pastër që kam njohur ndonjëherë. Ajo dhe vajzat më kanë inkurajuar me fjalët dhe dashurinë e tyre. Edhe familja ime dhe e saj na kanë dhuruar shumë dashuri dhe komfort."- vijon ai, i cili pohon se në jetën e tij nuk ka ende një burrë.

Të fundit