Flash News

KRYESORE

27-vjeçari nga Bulqiza aksidentohet me motorr, transportohet me helikopter në Tiranë

27-vjeçari nga Bulqiza aksidentohet me motorr, transportohet me

Një 27 vjeçar nga Bulqiza është aksidentuar rëndë me motor. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Peshkopisë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi në mbrëmje është aksidentuar me motorin që udhëtonte.

Jetmir Krruca është gjetur në gjendje të rëndë në aksin Bulqizë-Peshkopi. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i aksidentit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit