Flash News

KRYESORE

27-vjetori i PS, emrat e rëndësishëm që munguan në ceremonitë festive

27-vjetori i PS, emrat e rëndësishëm që munguan në

Socialistët festuan dje 27-vjetorin e themelimit të partisë së tyre. festimet u zhvilluan njëkohësisht në 61 bashkitë e vendit, ndërsa në Tiranë ceremonia festive u mbajt në oborrin e Muzeut Kombëtar.

Ajo që ra në sy ishte fakti se munguan disa emra të njohur të Partisë Socialiste. Veç Edi Ramës, i cili ndodhej në Durrës bashkë me kabinetin e tij qeveritar në turin e llogaridhënies, ra në sy edhe mungesa e Arta Dades, Servet Pëllumbit, Namik Dokles etj.. Sipas ‘panorama’, mungesa u panë edhe nga partitë parlamentare PD dhe LSI të cilat kanë marrë pjesë zakonisht me përfaqësuesit e tyre.

Po ashtu, ra në sy edhe mungesa e Saimir Tahirit. Ish-kryetari i degës së PS për Tiranën dhe ish-ministri i Brendshëm ndodhet në një përballje me drejtësinë pas akuzave për bashkëpunim në trafik droge, e cila e shkëputi atë nga jeta politike nuk ishte i pranishëm në festën e 27-vjetorit të Partisë Socialiste.

Të fundit