Flash News

KRYESORE

27 vjetori i themelimit/ Basha përkujton Hajdarin dhe Olldashin: PD prodhoi Shqipërinë Perëndimore!

27 vjetori i themelimit/ Basha përkujton Hajdarin dhe Olldashin: PD prodhoi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar themeluesit dhe drejtuesit e PD-së ndër vite, në një fjalim të mbajtur në 27 vjetorin e themelimit të PD-së.

Përkujtojnë me mall ata që si kemi mes nesh, Hazem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Pjetër Arbnori, Arben Broci, Ali Spahia, Sokol Olldashi, Ferdinand Pone. Mirënjohje për themeluesit e PD-së, Eduard Selami, Genc Rulin, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Tritan Shehu, Genc Pollo, Aleksander Meksi e të tjerë. Mirënjohje për liderin historik Sali Berisha, pa të cilin PD s’do kishte shpirtin dhe forcën që ka pasur”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij Basha foli për katër rekorde të zeza të qeverisë.

Sipas tij ato janë: "Promovimi në parlament me vetëdije i individëve me rekorde kriminale, kanabizimi masiv i vendit, angazhimi i bandave për të blerë vota dhe blerja masive e votave".

Duke iu referuar zgjedhjeve të fudnit, Basha tha se ishin jojegjitime, duke shtuar se si pasojë edhe parlamenti aktual është jolegjitim.

Pak më herët Basha shkruante në Facebook ku po transmetonte drejtëpërsëdrejti fjalimin e tij:

Në 27 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, partia e parë opozitare pas 45 vitesh diktaturë!

Rëndësia e një Lëvizje apo një Partie përcaktohet nga produkti që sjell për vendin dhe njerëzit.

Lëvizja e Dhjetorit dhe Partia Demokratike që lindi prej saj kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, Shqipërinë Perëndimore.

Demokratët, nga i pari tek i fundit, kanë të drejtë të krenohen për këtë.

Krenarë për historinë.

Të përgjegjshëm për të sotmen dhe të nesërmen.”

Të fundit