Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
28 nëntori i pas tërmetit bën bashkë Edi Ramën dhe Ilir Metën
Ky 28 nëntor nuk ka qenë i zakonshëm për shqiptarët.
107 vjetori i pavarësisë nuk është cilësuar ditë feste, por as zie, pas tërmetit që goditi Shqipërinë të martën dhe që ka shkaktuar deri tani 40 viktima dhe 650 të plagosur.
Megjithatë, kjo ditë ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta, pas shumë përplasjesh politike kohët e fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe krizën politike.
Sot, të shoqëruar edhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ata kanë bërë homazhe në Vlorë për nder të 28 nëntorit.
Nga Vlora, Meta tha se sot nuk është një ditë feste, por për të nderuar flamurin kombëtar.
“Të angazhohemi per te shëruar sa me pare te jete e mundur plagët e shkaktuara nga tërmeti. Te jemi sa me pranë familjeve qe kane humbur te afermit dhe te dashurit e tyre. E gjithë politika duhet te jete gjithmonë e bashkuar per ceshtjet me te rëndësishme te vendit dhe te shtetit”, u shpreh presidenti.