Flash News

KRYESORE

29-vjeçari shqiptar u vra në burgun e Greqisë, e fejuara e tij dedikim prekës

29-vjeçari Ergest Alija, është i riu nga Librazhdi i cili u vra në burgun e Trikallasë pasi u qëllua nga dy rusë, pas një sherri.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, Alija nuk mund t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda, të marra në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i 29 vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për vijimësinë e hetimeve nga policia.

E fejuara e tij me origjinë nga Vlora ka shprehur dhumbjen e thellë në rrjetet sociale.

‘’Ti ishe dashuria ime, dielli im”, shkruan e fejuara e Ergest Alijajt.

Sipas të afërmit 29 vjeçari nuk është e vetmja humbje e familjes, pasi që më herët atij i kanë ndërruar jetë dy vëllezërit e tij më të vegjël, ndërsa kjo do të ishte një tjetër tragjedi e familjes së tij.

Të fundit