Flash News

KRYESORE

29 vjeçarja e virgjër, në pritje të fëmijës së parë

Lauren është 29-vjeçarja e cila edhe pse e virgjër, është në pritje të fëmijës së saj të parë.  Nëna e ardhshme jeton në Kanda dhe shprehet shumë e lumtur për shtatzëninë. Shumëkush mund të habitej për shtatzëninë e saj, por 29 vjeçarja ka përdorur fertilizimin artificial, pasi nuk dëshiron të ketë një partner në jetën e saj.

Lauren hasi kundërshtimin e doktorëve dhe familjes së saj për këtë vendim, mirëpo ajo së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj.

29 vjeçarja vuan nga një sindromë e cila quhet hypopituitarism, dhe ka të bëjë me zhvillimin e vonuar të hormoneve, shkruan Daily Mail. Edhe pubertetin e ka kaluar në një moshë shumë më vonë se të tjerët, dhe kjo e ka bërë të jetë më e distancuar ndaj dëshirave seksuale.

Të fundit